Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, pak para nisjes së Samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
“Pak para samitit, me Presidentin Macron. ?? ??”, ka shkruar Osmani.
Paraprakisht, para mediave, Osmani ka deklaruar se ka shpresa për vendim për liberalizim të vizave për Kosovën, por ka potencuar se nuk dëshiron të rrisë pritshmëritë në këtë kohë ngase bëhet fjalë për një proces që varet nga vendet anëtare të BE-së, shkruan Reporteri.net.
Osmani ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se Parlamenti Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
“Ne kemi shpresa, por nuk dua të rrisë pritshmëritë në këtë kohë, sepse ky proces nuk varet nga ne. Kosova ka përmbushur kushtet dhe tani është koha që vendet anëtare të marrin vendim, sepse është padrejtësi e madhe për Kosovën. Ne kemi përmbushur kriteret katër vite më parë. Është koha që vendet e BE-së të marrin vendim. Rruga euroatlantike është alternativa jonë e vetme, besoj se për këtë arsye të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot dhe të shprehin pikëpamjet e tyre”, u shpreh Osmani para gazetarëve.
Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor ishte paraparë të fillonte në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.