Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj letonez, Eglis Levits.
Gjatë takimit, Osmani e Levits diskutuan për rëndësinë gjatë presidencës letoneze të Këshillit të Evropës me qëllim të avancimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
“Falënderova Presidentin Egils Levits për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur të Letonisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.
Tutje, Osmani tha se me Levits diskutuan edhe për zhvillimet e fundit, ku tha se diskutimi ishte përmbajtësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.