Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së.
Presidentja Osmani në një postim në Facebook, ka shkruar se kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq të enjten në mëngjes, Osmani është pritur nga kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe u deklarua për media ndërkombëtare para hyrjes në samitin e katërt të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shkruan Reporteri.net.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu dhe krenare ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane. Kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilët festojmë 25 vjet të marrëdhënieve të mira, qëkur Britania hyri në Kosovë për ta çliruar atë nga regjimi gjenocidal (serb)”, u shpreh Osmani.
Ky samit, tha Osmani, ka qenë gjithmonë e përkryer sepse u ka dhënë të gjithëve të drejta të barabarta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.