×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Osmani takon Shefen e Operacioneve në NATO, përmendet vizita e Sekretarit Rutte në Kosovë

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 14:30

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe, Drejtorin në largim Gjeneral Brigade Christian Naërat dhe Drejtorin e ri, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit për këtë takim thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të shteteve anëtare e partnere të saj.

    Në takim është përmendur edhe vizita e Shefit të NATO’s, Mark Rutte, në Kosovë, teksa është folur për rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale, shkruan Reporteri.net.

    “Duke iu referuar vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale dhe e vlerësoi lartë mesazhin e tij në mbështetje të Kosovës. Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneral Naërat gjatë mandatit të tij, në një periudhë të ndjeshme për sigurinë e vendit dhe rajonit. Ajo e falënderoi për angazhimin e tij profesional në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe për bashkëpunimin e frytshëm me institucionin e Presidentes”, thuhet në njoftim.

    Gjeneratit Naërat, Osmani i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK’së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Presidentja Osmani i ndau Gjeneral Naërat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake.

    “Ndërsa, për Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange, Presidentja shprehu besimin e plotë se ai do të vazhdojë me sukses zbatimin e objektivave dhe projekteve të rëndësishme të NALT-it për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!