×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti në Zvicër

    Osmani takon zëvendëspresidenten amerikane: I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 20:33

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. 

    Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

    Në nisje të samitit, Osmani është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderë të tjerë evropianë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Osmani paraprakisht është pritur nga presidentja e Zvicërs, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes janë të përkushtuar për të mbështetur lirinë e Ukrainës.

    “Në Zvicër, me Presidenten zvicerane, Viola Amherd, presidentin ukrainas, Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Në jemi këtu për të përkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X.

    Samiti për paqe për Ukrainën, po mbahet në Burgenstok të Zvicrës, ku po merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!