×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani thirrje për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 16:55

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

    Presidenca njofton se Osmani, në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Presidentja shprehu përkrahjen e saj të parezervë për të mbijetuarat e dhunës seksuale, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

    Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë. Ajo potencoi se nevojitet solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe falënderoi Sylejmanin për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj./Reporteri.net/

    Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Osmani: Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!