×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani thotë se s’mund t’ia bëjë shumicën Qeverisë, votat për të kaluar një ligj duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 15:39

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është përgjegjësi e saj t’i sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.


    Osmani tha kjo është përgjegjësi koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë t’i kenë 61 deputetë për të votuar.

    “Është parim bazik i demokracisë që numrat për të kaluar një ligj i sponzorizuar nga qeveria duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës. As me kushtetutë as me ligj as me rregullore, kryetarja e Kuvendit nuk ka pergjegjësi për ta bërë shumicën e nevojshme, Sikur të isha kryeministre do të mund ta bëni këtë pytje, por unë nuk jam kryeministre, Pra, pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit i cili nuk po arrinë t;i ketë 61 deputetë që votojnë në favor të nismave që qeveria e tij i sponzorizon”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!