Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se institucioni që ajo udhëheq ka kryer punët gjatë sesionit pranveror, por Qeveria Hoti ka dështuar në miratimin e ligjeve dhe sigurimin e shumicës parlamentare.
Ajo tha se gjatë këtij sesioni për çështje nacionale duhet të ketë përafrim të qëndrimeve mes grupeve parlamentare.
E pyetur se a pritet të nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, kryeparlamentarja tha ende nuk kanë diskutuar me Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje.
Ndërkohë theksoi edhe se nuk ka lobuar asnjëherë kundër Qeverisë Hoti në Kuvend.
Ajo theksoi se bashkëpunimin e vetëm në rast të zgjedhjeve të reja e ka vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje. /KP/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.