Kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur për pozitën ku janë ndarë dy partitë, presidentin. Ajo tha se LDK nuk do të propzonte kandidat që nuk e pranon VV-ja dhe se nuk do ta digjnin kandidatin e tyre, e qe do të ishte emër konsensual.
Osmani ka thënë që kësaj i qëndron ende dhe se nuk ka folur krye në vete. Madje ka thënë që nuk ka thënë president jo partiak, por konsensual dhe këtë vazhdon ta kërkojë LDK, por me një ndryshim: emri të propozohet nga LDK.
“Unë i qëndroj akoma kësaj deklarate dhe nuk kam fol në krye në vete, kur kam folur për këtë kam pas me vete dokumentin zyrtar të LDK-së, document zyrtar që është propozuar VV-së si marrëveshje për koalcion parazgjedhor. Presidenti – kandidat konsensual që merr pajtimin e të dyja palëve. Por, kjo u refuzua nga Vetëvendosjes, po flas për koalicion parazgjedhor”, tha Osmani.
Tutje ajo thotë se e vetmja gjë shtesë nga kjo për kandidatin konsensual është që ai të propozohet nga LDK.
“LDK nuk do të propzonte kandidat që nuk e pranon VV-ja, ne nuk do ta digjnim kandidatin tonë”, tha ajo.