×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani tregon se çka i la pas VV-së: Nuk llogaritëm se do të votonin numër kaq i madh i mërgatës

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 21:17

    Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ishin mërgimtarët ata që bënë dallimin e fituesit në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Sot edhe zyrtarisht KQZ’ja ka shpallur rezultatin përfundimtar, dhe sipas rezultateve, VV është e para me një epërsi gati 15 mijë vota mbi LDK’në.

    “Njëri prej sondazheve kryesore dhe më kredibile na ka vënë 2.2% përpara”, tregon Osmani.

    “Ajo që nuk e kemi llogaritur ka qenë një prani e madhe e mërgatës që kanë ardhur të votojnë në Kosovë. Kur bëhen sondazhet zakonisht numërohen vetëm banorët në Kosovë dhe në ato sondazhe kemi dalur mirë. Siç e pamë mërgata e përkrahi VV’në”, shtoi ai.

    Po ashtu Osmani ka shtuar se ky është rezultati më i mirë i LDK’së prej vdekjes së Ibrahim Rugovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!