×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdogan, do të marrë pjesë Forumin Diplomatik të Antalisë

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 9:08

     Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, shkruan Reporteri.net.

    Osmani në Forumin e Antalisë do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

    Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!