Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ajo ka uruar për paqe, begati dhe harmoni.
“Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje. Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.