×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Republikës

    Osmani uron Erdoganin dhe popullin turk: Kosova e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Turqinë

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 10:23

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar homologun turk, Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullin e Turqisë, me rastin e Ditës së Republikës.

    Përmes një postimi në “X”, Osmani ka shkruar se Kosova e falënderon Turqinë për mbështetjen dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite.

    Ndër të tjerash, Osmani ka potencuar se Kosova është e vendosur të forcojë më tutje partneritetin me Turqinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, thuhet në postimin e plotë të Osmanit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!