×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani uron gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit : Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 12:16

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.


    Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëshiron ta shprehë konsideratën për mediat profesionale e të guximshme.

    “Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.”

    “Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.”

    “Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!