×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani uron kancelarin e ri të Gjermanisë: Mezi pres të punoj me ju

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 22:19

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar tashmë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për lidershipin e saj pas përfundimit të mandatit si kancelare e Gjermanisë.

    Osmani përmes një postimi në Twitter ka përshkruar përfundimin e mandatit të Merkel si fundi i një epoke.

    “Vërtet fundi i një epoke kur Kancelarja Merkel tërhiqet nga posti i saj , për Gjermaninë, për Kosovën dhe botën. Miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë ka kaluar nga forca në fuqi nën udhëheqjen e saj. Mirupafshim, fat dhe një falënderim të përzemërt nga njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Twitter.

    Poashtu presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje kancelarit të ri të sapo zgjedhur, Olaf Scholz.

    “Dhe urime shumë të mëdha për kancelarin e ri të Gjermanisë @OlafScholz teksa merr rolin e tij të ri në këtë moment vendimtar. Mezi pres të punoj me ju dhe ministrin e Jashtëm @ABaerbock për të forcuar më tej partneritetin tonë. 2/2”, ka shkruar Osmani në një tjetër postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!