Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zayed.
Ajo ka thënë se nën lidershipin e presidentit të ri arab, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend të ish-presidentit, sheik Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili ndërroi jetë së fundmi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.