×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani vazhdon takimet në Slloveni, në fokus intensifikimi i diplomacisë parlamentare

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 10:07

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Kriveq dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovsca.

    Në takim me ta, Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

    Sipas presidentes, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

    Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!