×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vota për formimin e Ushtrisë së Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e Republikës sonë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 19:31

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se votimi i ligjit që hapi transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës.


    Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se “Është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë, në mënyrë që në bashkëpunim me miqtë e partnerët tanë strategjik, ta shohim atë si ndër ushtritë më të suksesshme që kontribuojnë në paqe e siguri në Kosovë, rajon dhe më gjerë”.

    “Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes. Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO”, shkruan Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!