×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vetëm një qeveri unifikuese tranzitore do të parandalonte përplasjet e mëdha politike

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 16:07

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.


    Ajo tha se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të Gjykatës, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

    Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion.

    Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

    Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

    Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

    Kryetarja e Kuvendit konsideron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë stabilitet.

    Duke marrë prasysh që edhe Qeveria Hoti do të varet nga votat e Listës Serbe, Osmani konsideron se asnjë vendim më nuk është vetëm i Kosovës, por si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

    Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit”, ka theksuar ajo për Gazeta Blic.

    Ajo paralajmëron që nëse Qeveria varet nga Lista Serbe, as ligjet e thjeshta nuk do të mund të miratohen pa pajtimin e Beogradit.

    “Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

    Ndryshe, Osmani kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK e Nisma.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!