×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së: Akuzat ndaj Gucatit dhe Haradinajt nuk janë konfirmuar

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 19:28

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ka biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinajn, dhe ky i fundit e ka njoftuar se aktakuzat ndaj tij dhe Hysni Gucatit, nuk janë konfirmuar.


    Klinaku ka sqaruar se as avokatët e tyre e as vet Gucati e Haradinaj nuk janë të njoftuar për ngritje të aktakuzës.

    “Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar Klinaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!