×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së nesër proteston për ndalimin e Tomor Morinës në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 14:52

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nesër nga ora 11:00 do të mbajë protestë në Gjakovë.


    Protesta do të mbahet për mbrojtjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morinës, i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut. Siç ka njoftuar OVL e UÇK-së, protesta do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

    Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina është arrestuar javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletëarresti nga Interpoli. Morina në Serbi kërkohet nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. Hetimin ndaj Morinës po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!