Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të vazhdojnë protestat nëse nuk futen veteranët në ligjin për pagën minimale.
Kreu i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se do të vazhdojnë protestat nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.
“Kryeministri ka premtuar se do të dalë me propozim për ta zgjidhur këtë çështje dhe ne iu kemi dhënë kohë për këtë Qeverisë dhe Kuvendit. Është koha që të përmirësohet ky gabim i propozuar nga Qeveria. Ne iu japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin e diskriminimit të veteranëve me pagën minimale. Nëse diskriminimi mbetet pjesë e ligjit për pagën minimale, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë ditën që mbahet seanca e Kuvendit për shqyrtimin e dytë”, tha Klinaku, shkruan Reporteri.net.
“Nëse kalon edhe në lexim të dytë, ne veteranët do të dakordohemi çfarë protestash do të bëjmë”, ka deklaruar Klinaku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.