×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL i reagon Bislimit për arkivat e UÇK-së: Njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 18:24

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka reaguar zv/kryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me deklaratat e tij se hapja e arkivave të Serbisë dhe atyre të Kosovës do t’i shkonte në favor vendit tonë.


    Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë në një postim në Facebook se arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura gjithëherë sepse në to siç thotë ai s’ka çka fshehet.

    Tutje, sipas Klinakut, nëse Bislimi është marrë vesh me Serbinë për hapjen e arkivave, atëherë është njëjtë si të pajtohesh se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

    Postimi i plotë:

    Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë poashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës.

    Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të “hapen” edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!