Qeveria në detyrë sot ndau 390 mijë euro për Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se kjo shumë është ndarë me kërkesë të organizatave, mirëpo nuk e ka specifikuar për çfarë saktësisht.
Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK ka thënë se ndarja e këtyre mjeteve është premtuar qysh moti.
Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ndahet një shumë e tillë.
“Këto mjete janë ndarë për pjesën e invalidëve, dëshmorëve dhe veteranëve. Këto janë shuma që merren zakonisht, përpara kemi marrë për rehabilitimin e protezave dhe familjeve të dëshmorëve. Pra, edhe tani të gjitha këto janë për nevoja dhe rehabilitim të tyre”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.
Për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë ndarë 81 mijë euro.
Për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së 168 mijë euro dhe për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së 141 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.