×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK: Mbrëmë na thirri Specialja, nuk ua japim dosjet vetëm nëse na ngrehin zhag

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 8:56

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se mbrëmë janë paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara që zyrat e OVL-së do bastisen sërish, në kërkim të dosjeve të reja që u sollën nga një person i panjohur.


    Por, për dallim prej herës së parë, kur Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë, Haradinaj thotë se kësaj radhe nuk ua japin pa praninë e Policisë së Kosovës ose siç thotë ai, pa i tërhequr zvarrë, shkruan Reporteri.net.

    “Mbrëmë rreth orës 19:00 na ka telefonuar dikush nga Dhomat e Specializuara dhe na ka paralajmeruar se do të vijnë t’i marrin dosjet. Herën e parë ua kemi dhënë, kësaj radhe jo pa Policinë e Kosovës ose nëse na ngrehin zhag.”, tha Haradinaj para medieve.

    Ditën e djeshme u sollën dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kreu i OVL UÇK, Hysni Gucati tha se personin që i solli ato e kanë pagëzuar me emrin “Rrufeja”, pasi që po largohet shpejt dhe po është i pamundur identifikimi i tij shkruan Reporteri.net.

    Gucati ka konfirmuar se në këto dokumente ka dosje të Speciales, si dëshmitarë dhe elemente që tregojnë se dëshmi ka ofruar edhe shteti serb.

    E lidhur me këtë ngjarje, sot hetuesit e Gjykatës Speciale, pritet të vizitojnë sërish zyrat e OVL-UÇK, në kërkim të dosjeve të reja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!