Pas dështimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, Komuna e Suharekës i ka ftuar këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj, Dukagjin Lipën, që këtë festival ta organizojnë në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.
Ftesën e ka bërë Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lorika Gashi.
Ajo ka thënë se e mirëpresin Festivalin, pa bllokada po me përkrahje të komunës dhe qytetarëve.
“Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada po me përkrahje të komunës dhe qytetarëve. Sunny Hill Festival; Dua Lipa; Dukagjin Lipa”, ka shkruar Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.