×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi Parlamentar i AAK-së vizitë në qeveri zv/kryeministrit Tahiri, mungon Donika Kadaj

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 14:10

    Grupi Parlamentar i AAK-së, ka vizituar sot në Qeverinë e Kosovës zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.


    Siç thuhet në njoftimin për media Grupi i deputetëve të AAK-së  e kanë uruar Tahirin për postin e marrë para pak ditësh se dhe i kanë ofruar bashkëpunim për çështjet e interesit të përgjithshëm.

    Sipas AAK-së, Kosova po hyn në një fazë të re e cila kërkon unitet të përgjithshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jemi vazhdimisht në vëzhgim të punës së Qeverisë së Kosovës. Kapacitetet profesionale dhe intelektuale të Tahirit, veçanërisht në fushën e reformave, janë të njohura dhe AAK ka besim të palëkundshëm që puna dhe angazhimi i Tahirit në ekzekutiv do të jenë shumë të rëndësishme për shtetin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

    Mirëpo, në mesin e tyre nuk u pa deputetja Donika Kadaj-Bujupi e cila nuk  e  votoi Qeverinë pjesë e së cilës është AAK. Ajo ka thënë se Hoti është në kundërshtim të plotë me bindjet e saja politike.

    Votën kundër të Donika Kadajt e kishte komentuar edhe zëvendëskryeministri, Tahiri i cili kishte thënë se ajo duhet të reflektojë. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2310608872568353?__xts__%5B0%5D=68.ARBNeuI6yRcbs64_zJXu0rVUyVkQtiPyNP80asgDB8JAYLfomOjepFuhDq-EIXdYbELlgwNpOk-Qmi5eVM6SM2FQPmRf0yB5KPVXF5okVIVV3BdtdZDRRJ7T4er2d-2OTL9-OjJKo4aiveOynnaFoNYQ3Sp845lBHxucvoWBp1pw2le2yV0Tspfs_efm0mYA02vfXGMpI8uTBQe88hipKHjEg-SM2HvlNNs9UwNz4cKQ87C_HNWgpVVUztvE5ymLFXMdVumk4j9KoKIITTjreLukkFrTXEP65ONfA_omvNy6bi4ZdXPwgvQWrXeMdH-ufMSHffViRErkp2_Zdyh3pma-8G80&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!