×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa fakultet dhe pa përvojë, ministrja Hajdari emëron këshilltar anëtarin e partisë së Duda Baljes

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 16:46

    Duda Balje ka publikuar së fundi foto me ministren Rozeta Hajdari ku vërehet një doza dashurie mes tyre.


    Por duket se fotoja me ministren i ka kryer punë deputetes Balje ngase në kabinetin e ministres Hajdari ajo e ka rehatuar anëtarin e partisë së saj, Emil Radoncic.

    Vetëm 21 vjeçar, pa e kryer fakultetin dhe pa përvojë pune, Emil Radoncic do ta këshillojë tani e tutje ministren Hajdari si i punësuar në pozitën e këshilltarit.

    Nga partia e Dudas së fundi është rehatuar edhe Enis Sulejmanoviq në ministrinë e Hekuran Muratit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!