Kushte të motit jostabil mbeten edhe ditën e premtë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull, e paradite edhe do të ketë më shumë intervale me diell.
Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të fuqizohen si stuhi me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, ndërsa ato maksimale në një rënie të lehtë dhe luhaten ndërmjet 25C e 28C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e shtunë mot stabil do të përfshijë vendin, me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e përgjatë javës vijuese edhe më i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje nga 27C e 28C deri në 32C në fillim të javës vijuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.