Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.
Të dy kryeministrat do të kenë takim edhe me kryeministrin Kurti në ora 09:20, ndërkaq është paralajmëruar edhe një konferencë për media, në ora 10:05.
Vizita e Rutte dhe Bettel vjen pas zhvillimeve në veri të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Gjatë ditës së djeshme, dy kryeministrat qëndruan për vizitë edhe në Serbi, ku kishin takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.