Mot më i nxehtë dhe me intervale më të gjata me diell parashihet për ditën e martë. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që edhe mund të formojnë kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu me bubullimë, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 30C e 31C.
Nga mesi i javës sërish paraqitet mot jostabil, me zhvillime të rrebesheve me bubullima përgjatë vendit, ditën e mërkurë dhe të premte.
Nuk mungojnë edhe intervale me diell, që do të jenë më të shumta ditën e enjte. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 25C e 28C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.