Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se njësitet e FSK-së kanë filluar operacionet e deminimit për vitin 2023.
“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.
Ekipet e deminimit gjatë këtij viti fokus do t’i kenë 4 lokacione pa anashkaluar edhe rastet tjera që paraqiten. Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD)”, ka thënë Mehaj.
Ai i ka quajtur heronj pjesëtarët e FSK-së që merren me këtë sektor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.