Një adhurues i sporteve ekstreme, po bënte manovra në një park në Gdynia të Polonisë, kur një incident i tmerrshëm ndodhi.
Me anë të një vinçi ai ngritët në 100 metra lartësi për të kërcyer pastaj me litar. Mirëpo, sapo arrin atje gjërat nuk shkojnë siç ishte planifikuar, transmeton Reporteri.net.
Kur litari elastik arrin limitin e tij, papritmas këputet, ndërkohë që spektatorët që ishin poshtë mbetën të tmerruar nga kjo skenë.
Ai përfundoi në atë që pjesërisht në atë që duket të jetë një dyshek i vendosur për shkak të sigurisë.
Kalimtarët nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë para se të dërgohej për në spital.
Mjekët konstatuan se ai kishte përfunduar me kurriz të thyer dhe po ashtu kishte pësuar lëndime të shumta në organet e brendshme. /Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.