Reperi Trim Ademi, i njohur me nofkën Capital T kishte shtruar iftar për 310 persona ditë më parë.
Ai sot ka paralajmëruar këngën e tij më të re, gjë që ka befasuar fansat e tij, shkruan Reporteri.net
Capital T përmes një videoje në Instagram ka treguar që në ora 17:00 do të sjellë diçka të re në Youtube.
View this post on Instagram
ORA 17:00 ??? Youtube.com/TrueKapo ???
A post shared by Capital T (@truekapo) on
Reperi gjatë këtij viti ka qenë aktiv me projekte muzikore dhe aktivitete të tjera humanitare. Ai ka qenë ndihmës i Halil Kastratit në rastin e ndërtimit të disa shtëpive për skamnorët.
Ndryshe Kapo njihet shumë nga publiku për zemërgjerësinë e tij për personat me nevojë.
Kujtojmë që kënga e tij e fundit është “Hookah” e cila u pëlqye shumë nga publiku.
Po ashtu Capital T ka qenë i angazhuar edhe me koncerte./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.