×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramosaj: Të kapet sa më parë autori i sulmit ndaj autobusit që barte nxënës në Deçan

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 21:40

    Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka kërkuar që sa më shpejt të kapet autori i sulmit ndaj autobusit që po barte nxënës. Sipas Ramosajt, tre persona, dy prej të cilëve nxënës humbën jetën.

    Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

    “I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës”, shkroi Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne’.

    “Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!’, theksoi Ramosaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!