Sot është ditë e veçantë për legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.
Data 16 shator po shënon 74-vjetorin e këngëtarit të estradës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në mesin e shumë urimeve nuk mungoi edhe ajo nga Sinan Vllasaliu, një nga miqt e tij më të vjetër në muzikë, por edhe jashtë saj.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet së bashku me Sabri Fejzullahun derisa ka shkruar fjalë të mëdha për të.
“Ti je shembulli i pavdekshmërisë, ditëlindja jote është edhe e jona! Të paçim me shëndet edhe për shumë vite”, ka shkruar Sinani./Reporteri.net/
“
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.