×
  • Lajme
  • Show Time
  • Pa kategori

    “Zgjoi” i Blerta Bashollit zë vend në faqet e mediumit më prestigjioz amerikan

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 23:07

    Mediumi prestigjioz amerikan ka shkruar për filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit, film ky që pati një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.

    “New York Times” artikullin për këtë film e titulloi “Rishikimi i ‘Zgjoi’: Pas luftës, një e mbijetuar e gjen veten”.

    “Megjithatë, kryesisht ajo që të bën të tërbuar është performanca e fuqishme, e bazuar fizikisht e Gashit, e cila artikulon në mënyrë lirike punën e brendshme të personazhit të saj të heshtur. Së bashku, interpretuesja dhe regjisorja shpalosin harkun e një jete përmes gjesteve të Fahrijes dhe në vijat e forta të nofullës së saj, në buzët e saj pa buzëqeshje dhe në shikimin e saj të ulur shpejt. Dhe ndërsa stoicizmi i personazhit duket si një mur i pathyeshëm, këto dy gra e çmontojnë – dhe e rindërtojnë atë – me efekt nxitës”, thuhet në një pjesë të artikullit.

    Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.

    Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës. Ndërsa, nga 5 nëntori do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!