×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pa Kosnettin, ambasadori gjerman, britanik e italian hyjnë në takim pas një ore

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 18:13

    Pas një ore disa ambasadorë të vendeve të Qunitit kanë vendosur që të shkojnë në takim me LDK-në dhe VV-në.


    Tre ambasadorë të vendeve mike, ai i Gjermanisë, Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott dhe ai i Italisë, Nicola Orlando sapo kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, shkryuan Reporteri.net.

    Bashkë me ta ishte edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian Natalia Apostolova. Të katër këta paraprakisht u panë të hynin në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

    Me ta ka shkuar edhe zëvendës ambasadori i Francës në Kosovë.

    Me ta nuk është Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!