Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Por, krahas atyre që folën, moderatori Fidan Jupolli pati edhe një kërkesë për Besnik Tahirin.
Ai tha se mund t’i besonte atij në ato çfarë thoshte, nëse do të ishte pa kravatë.
“Pa kravatë i besoj secilit, si te shoh kravatën…me kravatë më mban për fjale”, i thotë Fidani, derisa deputeti i AAK-së e largon atë menjëherë.
“Je pa kravatë, çka ke me thënë tash…”, shton tutje Jupolli.
E ashtu pa kravatë, Tahiri thotë tri gjëra për Kurtin dhe qeverinë që ai drejton.
“Kërkesa ime për Kurtin dhe Qeverinë është që të mos e lë Kosovën në mes të rrugës. Mos të fshihet me retorikë populiste përshkak se e ke pranu Asociacionin. Le të mendon pak për njerëzit, sidomos për shërbyesit civilë”, tha Tahiri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.