×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kuvend

    Pa opozitën, rinis seanca për Presidentin

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 14:37

    Në sallën e Kuvendit të Kosovës janë kthyer deputetët  e Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.

    Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është parë të jetë i pranishëm. Kryeparlamentarja Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.

    “Në vend që të tërhiqen nga deklarata që u bëjnë presion kandidatëve për president, i ftoj ata që të vijnë dhe nëse dëshirojnë do tua japim fjalën, por jo që të flasin nga zyrat e tyre apo ambientet tjera përderisa po flasim në seancë”, tha Haxhiu.

    Seanca që nisi dje dhe vazhdoi edhe sot paradite është bojkotuar nga opozita, që ka bërë thirrje të ndërpriten punimet e kësaj seance meqë nuk ka kuorum.

    Seanca fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu atë, me arsyetimin se dëshiron t’i japë kohë opozitës për të marrë pjesë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!