×
  • Lajme
  • Lajme / Liberalizimi

    Pa viza nga 1 janari, ky është numri që mund të kontaktoni për çdo paqartësi që keni

    Reporteri
    20 Dhjetor 2023 | 11:44

    1 janari sa vjen e po afrohet, ndërsa Integrimi Europian i Kosovës po vazhdon të sjellë informata të reja në mënyrë që të ua lehtësojë qytetarëve të kuptojnë më lehtë procedurat e dokumenteve dhe kushteve që ata duhet plotësuar për të udhëtuar drejt zonës shengen.

    Kësaj rradhe ata kanë vendosur në dispozicion një numër telefoni, i cili do të jetë aktiv çdo ditë pune nga ora 09:00 e mëngjesit e deri në orën 15:00 të masditës pa pagesë.

    Përmes këtij numri qytetarët kanë mundësi të thërrasin dhe të informohen mbi dilemat e tyre, dokumentet dhe kushtet që duhet plotësuar për udhëtim në vendet Evropiane.

    “Telefononi në 080077001 nga ora 9:00 – 15:00 dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth lëvizjes së lirë nga 1 Janari 2024”, ka shkruar Integrimi Europian i Kosovës në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!