×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët e sotëm e COVID-19 në Viti i infektoi studenti nga Prishtina

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 23:35

    Në Viti janë paraqitur 12 raste të reja me Coronavirus. Kryetari Sokol Haliti ka thënë se rastet e reja lidhen me infektimin e një studenti që ka ardhur nga Prishtina në Viti.


    “Rastet e reja janë të lidhura me familjen e studentit dhe miqësitë e familjes së tij. Si duket studenti nga Prishtina e ka marrë Coronavirusin”, tha ai në Rtv Dukagjini..

    Haliti thotë se situata tashmë është më e vështirë se kur janë paraqitur rastet e para.

    “Në momentin kur në sheshe dalin pesë mijë persona është vështirë të respektohen masat”.

    Haliti thotë se që nga fillimi ka qenë i mendimit që masat nuk duhet të shtrëngohen shumë aq sa e pengojnë ekonominë por sipas tij jo edhe në masën që të lirohen shumë, përcjell Telegrafi.

    “Situata në Prishtinë po shihet si ka shkuar. Prishtina është burim për gjithë Kosovën”.

    Kryetari i Vitisë thotë se edhe grumbullimi në objektet fetare mund të paraqesë rrezik për përhapje infeksioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!