Ndërsa i gjithë globi po ballafaqohet me pandeminë Coronavirus, në Kosovë ende nuk është shfaqur asnjë rast me infeksion të tillë.
Por në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, duket se stafi nuk ka ndonjë shqetësim, ani se aty shkojnë për vizitë pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore.
Një video e cila ka arritur në adresë të Klan Kosovës, tregon se si një pacient ka regjistruar momente befasuese ndërsa kishte shkuar në QKMF për analiza.
Në kushte anonimiteti, pacienti tha se po priste të kryente analiza shëndetësore, derisa siç dëgjohet në video, motrat medicinale shoqërohen me muzikë edhe dëgjohen duke kënduar këngë të një këngëtari kosovar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.