Nazmi Kelmendi nga Janjeva e Lipjanit është njëri ndër personat e prekur me koronavirus.
Ai për RTV Dukagjinin ka treguar se me 19 mars është konfirmuar pozitiv me COVID-19.
“Sa i përket simptomave nuk është se kam pasur diçka të veçantë pos një lodhje pak më shumë se zakonisht”.
Kelmendi thotë se stafi mjekësorë ka qenë shumë i mirë ndërsa kushtet e spitalit nuk kanë qenë as minimale.
Ai thotë se tashmë është në shtëpi dhe ndjehet shumë mirë. Shpreson të lejohet të del nga karantina dhe të udhëtojë për në Gjermani.
“Dua të marrë një vërtetim e të bashkohem me familjen në Gjermani”.
Kelmendi thotë se Kosovë është vend i vogël dhe nuk ka nevojë të bëhet aq shumë panik.
“Duhet të respektohen udhëzimet e stafit mjekësorë dhe mos të bëhet panik”, deklaroi ndër të tjera Nazmi Kelmendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.