×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientit pasi i vendoset stenta në zemër del nga salla e operacionit duke kënduar në QKUK

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 12:19

    Një pacient në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK ka dal duke kënduar nga salla pasi u stentua nga kardiologët.

    Kardiologu Invaziv Dr. Agron Qerimi ka publikuar një video ku shihet një pacient duke kënduar.

    Disponimi i pacientit vjen pas suksesit që pati në sallë ku kreu koronarografi në infarkt të miokardit dhe stentimit.

    “Kështu del trimi nga salla duke na kënduar pas Koronarografisë në Infarkt të Miokardit dhe Stentimit në LAD dhe Cx! Gjithë ekipën na ka lumturuar Orhani”, ka shkruar Qerimi në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!