×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli beson në pafajësinë e Thaçit e Veselit: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 19:22

    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.


    Pacolli tha se Kosova ka luftuar një luftë për çlirimin dhe pavarësi kundër Serbisë.

    Ai shtoi se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit dhe se UÇK-ja luftoi drejtë dhe të gjithë besojnë në pafajësinë e ushtarëve.

    Postimi i plotë:

    Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!