×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli dje u përplas ashpër me qeverinë për karantinimin, por më 5 prill kërkonte të respektohen thirrjet e institucioneve

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 9:11

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së djeshme është përplasur në vazhdimësi me qeverinë në detyrë Kurti.


    E gjitha nisi pasi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se Pacolli nëse vendos të kthehet nga Zvicra në Kosovë, si edhe të gjithë qytetarët duhet të vendoset në karantinë dy javore.

    Por kjo e acaroi Pacollin i cili e quajti dikatatoriale qeverinë Kurti, duke thënë se po e pengon të kthehet në vendlindje.

    Megjithatë Pacolli dje nga Zvicra dje ateroi në aeroportin e Tiranës dhe më pas u raportua se mori rrugën me veturë për në Prishtinë.

    Mbrëmë vonë Myzejene Selmani bashkëpartia e Pacollit, shkruajti në Facebook, “mirësevjen z.Behgjet Pacolli, deputet në Kosovë”, duke lënë të kuptohet se kreu i AKR-së ka hyrë në Prishtinë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2901385326648404&set=a.268182886635341&type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBxuq_LuvYFmb9hyPeJe50vawMDp62C4KDphigYcX50pPa0XAqFam_ZxoK5wYFxnr_ZHX21l4jQ–Lr7Sl8LmLtoPF0bz3DZMA2M8c_7TpDwBmY_L1tBmrE886AwG-imyCVDn0gCaeFKlPRqt8TzKR6ZuFoPskJPlIQ7KHS-w96l7t0qx-VJrleS9wwCo0KWkS34jA3Gtothc-KEDwcaLt9CjtdylkBNQwhRhAhmRFplloMROzzJBbWet5CO8AHp9IG0JT84EPyJdDZdyGJI8OKh_IqNguRcQ&__tn__=-R

    Ndërsa Pacolli dje sfidoi qeverinë në detyrë dhe për më tepër e quajti diktatoriale, ai saktësisht më date 5 prill sa ishte në Zvicër, bënte thirrje që të respektohen thirrjet e institucioneve, pasi pohonte se virusi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka mungesë më të madhe sesa për familje dhe atdhe. Me mijëra bashkatdhetar mezi presin të kthehen në vendlindje. Por situata është kjo dhe ne duhet ti respektojmë thirrjet e institucioneve, dhe të presim. Ky virus është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, kishte shkruar ai.

    Mbetet të kuptohet sot nëse Pacolli është rikthyer në Prishtinë dhe nëse do të vendoset në karantinë apo jo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!