×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli e quan banale ceremoninë e organizuar në aeroport pas mbërritjes së vaksinave të para

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 21:49

    Presidenti i AKR-së ka komentuar mbërritjen e dozave të para të vaksinave kundër Covid-19 në vendin tonë.


    Pritja e organizuar në Aeroportin “Adem Jashari” sipas Pacollit ishte banale. Ai thotë se prioritet është sigurimi i miliona doza të vaksinave si dhe rimëkëmbja ekonomike.

    “Mu duk shumë banale “ceremonija” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomt të Aleancës Covax”, shkroi Pacolli në Facebook.

    Shkrimi i plotë i Pacollit:

    Gjendja me Covid në Kosovë është shumë e rëndë.

    Mu duk shumë banale “ceremonija” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomt të Aleancës Covax .

    Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe “vaksina” tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!