×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli e VV-së: Kosova në hap me Francën sa i përket shërbimit të ujit nga çezma

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 18:36

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vendimi që u morr sot nga qeveria e Kosovës për shërbim të ujit nga çezma është marrë nga Franca në janar të vitit 2022.

    Ajo thotë se Franca e ka marrë këtë vendim për dy arsye.

    “Nga janari 2022 Franca ka obliguar me ligj të gjitha lokalet e gastronomisë të ofrojnë ujë nga çezma. Këtë për dy arsye qasje në ujë të pijes për të gjithë dhe më pak mbeturina nga uji i ambalazhuar”, shkruan ajo.

    Tutje ajo shton se do të ketë ujë për të gjithë tani e tutje.

    “E në Kosovë lokalet e gastronomisë obligohen ta bëjnë të njëjtën duke filluar nga sot. Ujë për të gjithë!”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!