Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se votimi i Qeveirsë Hoti pritet të ndodhë javën e ardhshme. Por LDK-ja nuk mund të llogaritë ende në votën e deputetit Behgjet Pacolli.
Kështu së paku ka thënë Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, i cili ka kërkuar edhe njëherë nga partitë politike që të mos i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese.
Murseli po ashtu ka thënë se Pacolli ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë qeverinë Hoti, ndërsa ka ripërsëritur qëndrimin se AKR-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.
Ky është status i plotë i Naim Murselit:
Arben Gashi nga LDK paska deklaruar se qeveria e re do të votohet javën e ardhshme. Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu të mos spekulohet me votën e z. Pacolli, kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo. Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.